image Studimi kinez ndryshon ato që i kishim mësuar, koronavirusi përhapet deri në 4.5 metra në ambientet e mbyllura

Botë

Epidemiologët/ Studimi kinez ndryshon ato që i kishim mësuar, koronavirusi përhapet deri në 4.5 metra në ambientet e mbyllura

news image

Një studim i ri i disa epidemiologëve kinezë mbi përhapjen e koronavirusit duket se do të ndryshojë disa nga të vërtetat që kishim mësuar në këto javë të para.

Studimi, i sapo botuar në revistën shkencore Practical Preventive Medicine, tregon në bazë të vrojtimeve të të infektuarve të muajit janar se virusi që tashmë po frikëson botën mund të ketë një aftësi më të madhe për t’u përhapur, veçanërisht në hapësirat e mbyllura.

Në një nga këto vrojtimet, të 22 janarit të kaluar, një pacient me virusin agresiv ka hipur në një autobus me 48 vende, duke u ulur në radhën e parafundit.

Udhëtimi zgjati rreth 4 orë, ku u vrojtua se u infektuan edhe 7 persona që ndodheshin rreth 4.5 metra larg, pa pasur asnjë kontakt tjetër përtej këtij episodi. Më parë, distanca e sigurisë e këshilluar nga autoritetet shëndetësore ishte rreth 1.5 metra.

Një fakt tjetër i ri i zbuluar është se virusi në autobus mbeti në ajër për rreth 30 minuta, edhe pse ka ende aspekte të veçanta të studimit, nga momenti që personi që ndodhej krahas pacientit të infektuar, nuk pati asnjë pasojë.