Sipas një studimi nga shkencëtarët britanik të kolegjit King në Londër, humbja e shijes dhe të nuhaturit mund të jenë shenja të koronavirusit.
Ata morën në shqyrtim raportimet e 400 mijë personave të dyshuar me COVID-19. Por ky studim nuk është i saktësuar 100 përqind pasi humbja e të nuhaturit dhe shijes mund të jenë simptoma edhe të infeksioneve të tjera respirative.
Ekspertët thonë se kolla dhe temperatura janë simptomat kryesore të këtij virusi.
Cilat janë gjendjet e këtij studimi?
Nga raportet e marra në shqyrtim nga aplikacioni COVID Symtom Tracker, studiuesit e kolegjit King në Londër arritën në këto përfundime:
- 53 përqind kanë simptoma lodhje
- 29 përqind kanë kollë të vazhdueshme
- 28 përqind probleme në frymëmarrje
- 18 përqind humbje të shijes dhe të nuhaturit
- 10.5 përqind kanë temperaturë
Nga 400 mijë persona të regjistruar, 1702 u testuan për COVID-19 ku 579 prej tyre rezultuan pozitiv ndërsa 1,123 negativ.
Nga personat që rezultuan pozitiv, 59 përqind raportuan të kenë humbje të nuhatjes dhe të shijuarit.