image Studimi: Gratë mund të vdesin më të reja nëse nuk bëjnë seks shpesh

Fakte

Studimi: Gratë mund të vdesin më të reja nëse nuk bëjnë seks shpesh

news image

Foto ilustruese


Një studim i fundit në Amerikë ka analizuar të dhënat shëndetësore dhe jetën seksuale të 14 mijë e 542 burrave dhe grave që dha një rezultat.

Studimi zbuloi se gratë e moshës 20 deri në 59 vjeçare që bënin seks më pak se një herë në javë kishin një rrezik 70 për qind më të lartë për të vdekur pesë vjet më herët krahasuar me ato që bënin seks më shumë se një herë në javë.

Gratë që bënin seks më pak doli se kishin nivele të larta të një proteine ​​të lidhur me inflamacionin, i cili mund të shkaktojë dëmtime në disa qeliza, inde dhe organe të shëndetshme.

Nga ana tjetër, ky studim po ashtu zbuloi se burrat që bënin shumë seks po i bënin vetes më shumë dëm sesa mirë, shkruan The Sun.

/GazetaSinjali/