Sipas një studimi nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Maastricht në Hollandë, burrat që konsumojnë uiski, raki apo xhin jetojnë më gjatë.
Skuadra hollandeze studioi më shumë se pesë mijë burra dhe gra, shumica e të cilëve kishin lindur gjatë Luftës së Parë Botërore.
Kur ata ishin në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë, vullnetarët u pyetën për zakonet e tyre të pirjes së alkoolit dhe më pas i monitoruan ata për të parë se sa persona do arrinin deri në moshën 90-vjeçare.
Rezultatet që u botuan në revistën “Age and Aging”, treguan se 34 përqind e grave dhe 16 përqind e burrave mbijetuan deri në atë moshë.
Studiuesit zbuluan se burrat dhe gratë që pinin 5 deri 10 gram alkool në ditë, kishn 40% të ngjarë të jetonin më shumë se se të tjerët.
Teksa thanë se nuk është e qartë pse konsumimi i sasive të vogla të alkoolit në baza ditore të alkoolit shtojnë vite./Gazeta Sinjali/