Studime të ndryshme në fushën e psikologjisë kanë treguar se kujtesa e njeriut nuk funksionon si një “regjistrim i saktë” i ngjarjeve, por si një proces që mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
Në disa raste, truri mund të krijojë të ashtuquajturat “kujtime të rreme”, duke e bërë një person të besojë se një ngjarje ka ndodhur vërtet, edhe pse në realitet ajo nuk ka ndodhur, transmeton Sinjali.
Psikologët e quajnë këtë fenomen “kujtesë e rreme” dhe theksojnë se ai mund të ndikohet nga sugjerimet e të tjerëve, bisedat, informacionet e marra më vonë apo edhe nga imagjinata e vetë personit.
Ekspertët nënvizojnë se kjo nuk është një dukuri e rrallë dhe mund t’i ndodhë kujtdo, madje edhe personave që kanë një kujtesë shumë të mirë.
Sipas tyre, pikërisht për këtë arsye dëshmitë e dëshmitarëve në raste të caktuara ligjore trajtohen me kujdes të veçantë, pasi kujtesa njerëzore nuk është gjithmonë e pagabueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!