Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) paralajmëron se përdorimi i chatbot-eve të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, mund të bëjë njerëzit më pak inteligjentë, shkruan Gazeta Sinjali.
Hulumtuesit zbuluan se përdoruesit që mbështeten te AI për të shkruar ese, kanë aktivitet më të ulët të trurit dhe performojnë më dobët në testet që kërkojnë të menduarit kritik dhe aftësitë gjuhësore, veçanërisht kur kryejnë detyra pa ndihmën e AI-së.
Studimi tregon se mbështetja te këto sisteme mund të çojë në një qasje pasive, duke dobësuar aftësitë mendore dhe duke ndikuar negativisht në kujtesën e përdoruesve.
Ekspertët ngrenë shqetësime për efektet afatgjata arsimore dhe profesionale të përdorimit të gjerë të inteligjencës artificiale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!