image Studentët bllokojnë Konferencën e MAShTI-t, kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit nga UP-ja

Sociale

Studentët bllokojnë Konferencën e MAShTI-t, kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit nga UP-ja

news image

Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kërkesë e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.

Ndryshe, Krasniqi është suspenduar nga Universiteti i Prishtinës pas denoncimit të 27 studentëve, të cilat e akuzuan për ngacmim seksual.

/GazetaSinjali/