Lidhja e aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka nxitur reagime të shumta në publik, pikërisht për shkak të historisë së pambyllur të aktorit me moderatoren, Bora Zemani, shkruan Gazeta Sinjali.
Madje, së fundmi, ka reaguar edhe reperi i njohur, Stresi, i cili është mik i Donaldit, që përmes një fotografie të publikuar në “Instagram” ka treguar se mban anën e moderatores.
Mbi të gjitha, ai e quan Borën një mbretëreshë.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka shkruar Stresi./GazetaSinjali/