Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, nga arratia ka reaguar pak ditë pas nisjes së edicionit të tretë të Big Brother.
Ai duket se nuk është i kënaqur me këtë format dhe mënyrën se si është organizuar gjithçka sivjet.
Fituesi i Big Brother ndau një sekuencë nga konferenca e Feros, ku edhe shprehi pakënaqësitë e tij.
“Dështim total 100 për qind. Mendimi im”, ka shkruar ai.
Stresi kishte fituar edicionin e parë të këtij reality shou.