image Stoltenberg telefonon Kurtin e Vuçiqin: Prishtina dhe Beogradi të përmbahen

Politikë

Stoltenberg telefonon Kurtin e Vuçiqin: Prishtina dhe Beogradi të përmbahen

news image

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Stoltenberg, raporton Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se i ka kërkuar atyre të i rikthehen dialogut.

Stoltenberg ka thënë që mandati i KFOR-it mbetet të sigurojë mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë.

Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e deeksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lëvizjes të lirë për të gjithë“, ka shkruar ai.

Sot është dita e shtatë prej kur protestuesit serbë kanë barrikaduar pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Bërnjak. Atje është vendosur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Thirrje për qetësim të situatës ka bërë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, thuhet në deklaratë.

Të shtunën u djeg zyra e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën e saj në ShBA dhe u nis për në Kosovë.

/GazetaSinjali/