image Stoltenberg: Marrja e Lyman nga Ukraina tregon përparimin e ushtrisë

Stoltenberg: Marrja e Lyman nga Ukraina tregon përparimin e ushtrisë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se marrja e kontrollit të Lymanit nga Ukraina tregon përparimin e ushtrisë.

Në një intervistë për NBC, Stoltenberg tha se kjo tregon se Ukraina po bën përparim dhe janë në gjendje që të kthejnë prapa forcat ruse.

Gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qyteti lindor [Lyman] ishte “pastruar plotësisht” nga forcat ruse, një ditë pasi Kremlini njoftoi tërheqjen e trupave të cilat ishin rrethuar.

Stoltenberg në këtë intervistë ka folur edhe për retorikën e Vladimir Putinit për armët bërthamore të cilën e ka cilësuar si “të rrezikshme” dhe “të pamatur”, pasi presidenti rus e ka akuzuar Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor”.

Në lidhje me kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, shefi i aleancës veri-atlantike tha se çdo vendim për anëtarësimin e Ukrainës duhet të miratohet nga të gjithë aleatët e NATO-s, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

/GazetaSinjali/