image Stoltenberg flet me Orbanin: Hungaria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Evropë

Stoltenberg flet me Orbanin: Hungaria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

news image

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Stoltenberg duke vlerësuar bisedën me Orban, ka thënë se Hungaria e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Unë mirëpres mbështetjen e qartë të Kryeministrit dhe qeverisë së tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Pres me padurim ratifikimin sapo të mblidhet parlamenti”, ka shkruar Sekretari i NATO-s.

Përkrahjen për Suedinë e ka deklaruar dje edhe Kuvendi i Republikës së Turqisë, duke shënuar kështu një progres të madh në rrugën e Suedisë drejt hyrjes në Aleancën Veri-Atlantike.