image Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë

Evropë

Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë

news image

Frank Walter Steinmeier, është rizgjedhur për mandatin e dytë në postin e presidentit të Gjermanisë.

Votimi për president u mbajt në Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.

Së bashku, ato kishin një shumicë të madhe.

Ai u zgjodh në këtë post me 1 mijë e 45 vota. Nga 1 mijë e 437 vota, 1 mijë e 425 qenë të vlefshme, 12 të pavlefshme, 86 abstenime.

Frank Walter Steinmeier e pranoi zgjedhjen dhe falenderoi.

Ai shprehu respektin për bashkëkandiduesit për postin e Presidentit Federal.

Steinmeier tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Ai që angazhohet për demokracinë, më ka në anën e tij, ai që është kundër saj, më ka kundër, tha ai.

Kreu i shtetit gjerman tha se mund të diskutohet shumë për shkaqet e ftohjes midis Rusisë dhe Perëndimit, raporton DW.

Por, shtoi ai, “ne jemi në mes të një rreziku të një lufte dhe për këtë Rusia mban përgjegjësi”.

Presidenti gjerman tha se marshimi i trupave ruse është një kërcënim për Ukrainën.

Asnjë vend i botës nuk ka të drejtë të shkatërrojë të drejtën e një vendi për të jetuar në paqe.

/GazetaSinjali/