Sipas statistikave të Trustit të Kosovës, janë 104 mijë kosovarë që kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë mund të tërheqin vetëm 10 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse, 12 mijë e 944 persona në Trust kanë mbi 20 mijë euro.
212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro në Trust.
Ndërsa 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.
Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona. Nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.
Sipas të dhënave, 639 mijë e 254 është numri total i kontribuuesve në Trustin Pensional./Gazeta Sinjali/