40 mijë e 425 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Indi gjatë 24 orëve të fundit, që është shifër rekord e infeksioneve ditore.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Indi ka arritur në 1 milion e 118 mijë e 43, i treti më i lartë në botë, sipas qeverisë indiane.
India raportoi sot 681 viktima, duke rritur numrin e vdekjeve të vendit në 27 mijë e 497./Gazeta Sinjali/