image Stano: Serbia dhe Kosova të kthehen në dialog, hapat e mëtejshëm të BE-së pas hetimit të plotë për Banjskën

Politikë

Stano: Serbia dhe Kosova të kthehen në dialog, hapat e mëtejshëm të BE-së pas hetimit të plotë për Banjskën

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë sot se mesazhi i Brukselit dhe partnerëve ndërkombëtarë pas takimeve të Komunitetit Politik Evropian në Granada është që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog dhe të qetësojnë tensionet në veri dhe se pas hetimit të ngjarjeve në Banjskë nga BE, ata do të vendosin për hapat e ardhshëm.

Stano tha se samiti në Granada ishte një mundësi e mirë për një sërë takimesh dhe konfirmoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mesazhi i Përfaqësueses së Lartë dhe të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për Kosovën dhe Serbinë është që t’i kthehen dialogut. Kjo është mënyra e vetme e realizueshme për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai shtoi se Serbia dhe Kosova janë të pritshme dhe se të dyja palët janë të ftuara që të bëjnë gjithçka për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës.

Duke folur për hetimet lidhur me ngjarjet në Banjskë, Stano përsëriti se BE-ja pret jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe të pakushtëzuar nga Serbia.

“Nëse ka një vullnet, ka një mënyrë. Ju nuk keni nevojë të fshiheni pas formalitetit të njohjes ose mosnjohjes. Ka mënyra të mjaftueshme se si mund t’i ndani gjetjet tuaja, si mund të bashkëpunoni, si mund të kontribuoni për të plotësuar hetim sepse kjo është diçka shumë e rëndë që ka ndodhur më 24 shtator dhe duhet të sqarohet plotësisht sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja. Pra duhet hetuar plotësisht”, tha ai.

/GazetaSinjali/