image Stano konfirmon për Sinjalin se SHBA-ja s'merr pjesë në takimin mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

Politikë

Stano konfirmon për Sinjalin se SHBA-ja s’merr pjesë në takimin mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

news image

Nesër pritet të takohen në Bruksel shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Por siç duket SHBA nuk do të marrë pjesë në këtë takim, ashtu siç tha një zëdhënës i ambasadës amerikane. Ai deklaroi se në këtë takim pjesëmarrës pritet të jetë zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Këtë e ka mohuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili e ka sqaruar për Gazetën Sinjali se kush do të jetë pjesë e takimit.

 “Takimi do të mbahet nesër në Bruksel. Dialogu ka 2 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë) dhe një lehtësues (BE-në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano për Sinjalin.

Escobar paralajmëroi të premten në një intervistë me Zërin e Amerikës se “lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”.

/GazetaSinjali/