image Stano e konfirmon për Sinjalin: Lajçak sot takohet me Vuçiqin, nesër në Kosovë "për takime me homologët"

Politikë

Stano e konfirmon për Sinjalin: Lajçak sot takohet me Vuçiqin, nesër në Kosovë “për takime me homologët”

news image

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar vizitën e emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe në Serbi, në kuadër të takimeve për procesin e dialogut mes dy shteteve, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një përgjigje për Sinjalin tha se Lajçak sot takohet me Vuçiqin në Beograd, teksa nesër vjen në Prishtinë “për takime me homologë”.

“Mund të konfirmoj se EUSR Lajčák takohet me presidentin serb Vuçiq sot në Beograd dhe nesër do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar javën e kaluar se zyrtarë evropianë do të qëndrojnë të martën në Kosovë.

/GazetaSinjali/