image Stano dënon ngjarjet e djeshme në Veri: Mund të vendosen masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës

Politikë

Stano dënon ngjarjet e djeshme në Veri: Mund të vendosen masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës

news image

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave urgjente për shtendosje të situatës në Kosovë dhe e ka dënuar sulmin terrorist të tmerrshëm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se BE-ja do të përmbahet nga vlerësimet për ngjarjet në veri të Kosovës derisa nuk të jenë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë. Ai tha se BE-ja mund të vendos masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës, nëse shihet një arsye për këtë gjë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha hetimet për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë edhe më tutje sipas tij poo bëhen qartësimet e të gjtiha fakteve dhe të hollësive të sulmit të tmerrshëm terrorist.

“…përderisa nuk janë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë të mos jenë identifikuar dhe qartësuar përfundimisht, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimeve të caktuara”

Ai përsëriti deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, të përcjellë edhe në telefonatat me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq, për dënimin e fuqishëm të sulmit “të tmerrshëm terrorist që u krye ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës.”

Ne duhet të gjejmë një rrugë dalëse nga kriza e vazhdueshme dhe të kthehemi në binarët e zgjidhjes së problemit përmes dialogut. Shtendosja është e nevojshme urgjentisht sië është thënë edhe më heret sepse kishim një situatë të tensionuar edhe ditë më parë, edhe javë më parë edhe muaj më parë. Pra, BE ishte shumë e qartë kur bëhet fjalë për pritjet nga njëra palë dhe tjetra, cfarë duhet të bëjnë me qëllim që të kontribuojnë për shtendosje dhe të kthehen në rrugën e një dialogu normal kur s’kemi nevojë të merremi me krizat dhe situatat e rrezikshme siç i shohim tani. Dhe më pastaj ne mund t’iu ndihmojmë atyre që të ecin përpara drejt pajtimit dhe normalizimit”, tha ai.

Stano tha se BE-ja sikur që ka vënë masat ndaj Kosovës do të shqyrtojë mundësinë edhe të masave ndaj Serbisë nëse sheh një arsye për këtë gjë.

“BE-ja ka një qëndrim shumë të qartë. masat e vendosura ndaj Kosovës dhe sërish këto nuk janë sanksione dhe ne nuk e përdorim këtë terminologji, pra këto masa janë vensdosur për shkak të paaftësisë së njërës palë që të përmbushë pritjet për shtendosje. E kemi thënë që nga fillimi dhe BE-ja ishte e qartë që nga fillimi, se këto masa janë të përkohshme dhe ato mund ose të zvogëlohen, varësisht nga zhvillimet në terrren, ose të rriten. Aktualisht ato i janë vendosur Kosovës dhe është thënë qartë se nëse BE-ja sheh arsye ato mund t’i vendosen edhe Serbisë”, tha ai.

Stano tha se rruga e drejt BE-së për të dyja vendet kalon nëpërmjet dialogut dhe të dyja palët duhet të përmbushin obligimet e tyre për t’u integruar në BE.

/GazetaSinjali/