image Stano: Çdo veprim i planifikuar për t'u ndërmarrë nga Kosova apo Serbia të diskutohet nga temat e dialogut

Politikë

Stano: Çdo veprim i planifikuar për t’u ndërmarrë nga Kosova apo Serbia të diskutohet nga temat e dialogut

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se vendimi për hapjen e urës kryesore në Ibër është temë e dialogut dhe se çdo veprim në këtë drejtim mund të ndërmerret vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Stano theksoi se BE-ja nuk ka spekuluar asnjëherë për skenarë apo qëndrim të përgjithshëm kur bëhet fjalë për marrëveshjet që duhet të zbatohen si pjesë e dialogut.

“Është një qëndrim afatgjatë i Brukselit që vlen për të dyja palët. Çdo hap apo veprim i ndërmarrë apo i planifikuar për t’u ndërmarrë nga njëra apo tjetra palë në dialog, që mund të ndikojë në rrjedhën e bisedës, duhet të zgjidhet, diskutohet si një nga temat e dialogut nën mbikëqyrjen e BE-së”, theksoi Stano.

Lidhur me këtë, i pyetur nga një gazetar se çfarë do të ndodhë nëse Prishtina hap një urë ndërmjet Mitrovicës jugore dhe veriore, ai tha se duhet të jetë temë e dialogut.

“Rihapja e urës në Ibër është temë e dialogut dhe çdo vendim për të duhet të merret përmes dialogut”, ka theksuar Stano. 

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka folur edhe për masat që janë futur në Kosovë më shumë se një vit më parë. Në përgjigje të pyetjes, Stano tha se çdo veprim i shteteve anëtare lidhur me masat do të bëhet i ditur.

“Ne nuk komentojmë proceset apo procedurat aktuale të shteteve anëtare në Këshill dhe as ndërmjet institucioneve dhe shteteve anëtare. Nëse vendet anëtare vendosin të heqin masat, në një mënyrë ose në një tjetër, ne do të bëjmë njoftimin e nevojshëm”, tha ai.

/GazetaSinjali/