image Sqarim: Doktori Ukë Berisha është shëndosh e mirë, vazhdon punën në ordinancën e tij

Sociale

Sqarim: Doktori Ukë Berisha është shëndosh e mirë, vazhdon punën në ordinancën e tij

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Bëhej fjalë për tashmë të ndjerin, Ukë Berisha, 57-vjeçar.

Meqenëse të dhënat personale të të ndjerit dhe djalit të tij ishin identike me doktorin e mirënjohur Ukë Berisha dhe djalin e tij, me rastin e publikimit të lajmit gabimisht është plasuar fotografia e tij si personi që ishte ndarë nga jeta.

Ndonëse lajmi ka qëndruar vetëm një kohë të shkurtër dhe redaksia me të kuptuar se bëhej fjalë për një person tjetër dhe jo doktorin Ukë Berisha, lajmin e ka larguar dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i njoftuar mediat tjera që e kanë cituar lajmin e Gazetës Sinjali, se bëhet fjalë për një person tjetër dhe jo doktorin Ukë Berisha.

Gazeta Sinjali sinqerisht i kërkon ndjesë doktor Ukë Berisha, familjes dhe të gjithë miqve e dashamirëve të cilët janë prekur nga lajmi i publikuar gabimisht me fotografinë e doktorit.

/GazetaSinjali/