image Zekaj Tours hap zyrën më të re në Prishtinë – Zbritje për të gjithë klientët në ditën e hapjes! - Sinjali

Zekaj Tours hap zyrën më të re në Prishtinë – Zbritje për të gjithë klientët në ditën e hapjes!

news image

Prishtinë, 26 Maj 2025 – Agjencia e njohur e udhëtimeve Zekaj Tours International zgjerohet edhe në kryeqytet! Duke filluar nga data 26 Maj, klientët do të kenë mundësinë të vizitojnë zyrën më të re të agjencisë në Rrugën Bill Clinton në Prishtinë.

 

Në shenjë mirëseardhjeje dhe për të festuar hapjen e pikës së re, çdo klient që viziton zyrën më 26 Maj përfiton zbritje shtesë në shërbimet që ofron kompania.

 

Zekaj Tours është një nga emrat më të njohur në fushën e turizmit dhe udhëtimeve, duke ofruar:

  • Aranzhmane të ndryshme turistike,
  • Aviobileta,
  • Bileta për autobus,
  • Akomodim në hotele luksoze,

 

Me moton “Lider në udhëtime, lider në çmime”, Zekaj Tours vazhdon të jetë zgjedhja e parë për udhëtarët që kërkojnë cilësi, komoditet dhe çmime konkurruese.