image Yjet e futbollit zgjedhin më të mirën - Granit Xhaka dhe Breel Embolo kanë besuar buzëqeshjen e tyre tek DentFix - Sinjali

Yjet e futbollit zgjedhin më të mirën – Granit Xhaka dhe Breel Embolo kanë besuar buzëqeshjen e tyre tek DentFix

news image

Një prej futbollistëve më të njohur shqiptarë, Granit Xhaka, ka vizituar klinikën dentare “Dent Fix”, ku është mirëpritur nga stafi dhe doktori Fehim Haliti.

Përmes një postimi, klinika ka ndarë momentet nga kjo vizitë të veçantë, ku Xhaka është shprehur shumë i kënaqur me shërbimin.

Mjeku Haliti ka theksuar se për të dhe klinikën që drejton, është një kënaqësi e veçantë të kenë klient një emër kaq të madh të sportit si Granit Xhaka.

“Si klinikë Dent Fix, kënaqësia më e madhe është një klient ose një person shumë i dashur – një sportist të cilin e e ka lakmi krejt shqiptaria. Kështu mendoj që është më i suksesshmi deri tani në shqiptari, dhe për mua personalisht si doktor dhe për klinikën time është kënaqësi me pasë Granit Xhakën klient tonin”, tha ai.

Nga ana tjetër, Xhaka falënderoi për mikpritjen dhe shprehu kënaqësinë për vizitën.

“Shumë faleminderit prej teje. Edhe unë jam tepër i kënaqur, shumë shumë faleminderit”, tha kapiteni i kombëtares së Zvicrës.

Doktori Haliti ka zbuluar gjithashtu se së bashku me Xhakën, klinikën e ka vizituar edhe një prej shokëve më të ngushtë të tij, futbollisti Breel Embolo.

“Faleminderit shumë për besimin. Është këtu njëri prej futbollistëve, ndoshta dhe shokëve më të ngushtë të Granit Xhakës, Breel Embolo. Ka ardhur për pjesën e minierave, ku është vendosur pjesa e dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm. Kështu, një falënderim shkon për besimin dhe kohën që e ka nda me na vizitu neve në Dent Fix”, u shpreh ai.