O SA MIRË ME QENË NË PRISHTINA MALL, kampanja e fundit e lansuar në mirëseardhje të bashkatdhetarëve, rezultoi me sukses të madh.
Një numër i madh i aktiviteteve të organizuara me 29 – 30 korrik. PRISHTINA MALL mirëpriti një numër rekord të vizitorëve në këtë vikend.
Diaspora Meeting nga Marakli t’Kerreve – Maraklitë e diasporës sonë u takuan me veturat e tyre për një shou të përbashkët në Prishtina Mall.
Takimi ishte i veçantë, pasi maraklitë i ekspozuan vetura të ndryshme duke krijuara një atomosferë të jashtzakonshme me muzikë e argëtim.
Wonderland, aktiviteti i këtij vikendi, prezantoi një botë magjike të ëndrrave dhe çudirave – me aktivitete të larmishme dhe eksperienca që krijuan magjepsje dhe mahnitje te vizitorët e Prishtina Mall.
Vikendi i çudirave dhe ëndrrave shfaqi një gamë shumë të larmishme të aktiviteteve: përformanca të veçanta, atraksione interaktive, muzikë dhe vallëzim.
Po ashtu, në kuadër të kampanjës se fundmi ishte prezantuar një event përkushtuar trashëgimisë së pasur kulturore, një udhëtim drejt rrënjëve shqiptare, me motive kombëtare/tradicionale duke e risjellur kulturën dhe traditat shqiptare në Prishtina Mall.
Qëllimi i eventit ishte që të festojmë së bashku dhe të kujtojmë se sa e rëndësishme është ndjenja e të qenurit shqiptar, dhe në nder të trashëgimisë kulturore, të përkujtojmë të gjitha traditat shqiptare, që janë ruajtur ndër brezash.
O SA MIRË ME QENË NË PRISHTINA MALL!