Për të parën herë me një udhëtim direkt nga Houston-i i SHBA-ve drejt Porto Romanos, kompania e tregtimit të hidrokarbureve Lab Oil po sjell 37 mijë tonë lëndë petroleum coke (njohur gjerësisht në industri si petcoke), pa porte ndërmjetësuese.
Me një udhëtim 22 ditor në Adriatik, anija e madhe nën flamurin korean, Wooyang Elite, pritet të mbërrijë më 13 janar në Porto Romano të Durrësit.
Ajo do të jetë e ngarkuar me 37 tonë lëndë petroleum coke, një nënprodukt i rafinimit të naftës, i cili është i përfshorshëm në prodhimin e elektrodave që përdoren si anoda karboni për industrinë e aluminit, elektroda grafiti, përpunimin e çelikut, apo prodhimin e energjisë.
Një arritje është edhe ajo për Porto Romanon, i cili për herë të parë pret një ngarkesë të tillë.
Lab Oil nga ana tjetër është importuesi më i madh në rajon nga SHBA-të në këtë biznes, duke importuar drejtpërdrejt kështu, pa porte ndërmjetësuese.