image Libraria Altera organizon veprimtarinë e promovimit të librit "Epoka e inteligjencës artificiale" nga Kissinger, Schmidt dhe Huttenlocher - Sinjali

Libraria Altera organizon veprimtarinë e promovimit të librit “Epoka e inteligjencës artificiale” nga Kissinger, Schmidt dhe Huttenlocher

news image

Libraria “Altera” në Prizren, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Fan Noli”, njoftojnë se më 14 mars 2024, në orën 16:00 në mjediset e librarisë “Altera” organizojnë veprimtarinë e promovimit të  librit shumë të rëndësishëm mbi inteligjencën artificiale me titull “Epoka e inteligjences artificiale”, bestseller ndërkombëtar, me autorë  Henry A. Kissinger ( ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973), Eric Schmidt( ish-CEO i Google-t, ish-kryetar i bordi i drejtorëve të Alphabet), Daniel Huttenlocher (dekani i Kolegjit Schwarzman të Shkencave Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe ish-drejtori i platforms Amazon), përkthyer nga z. Krenar Hajdëri

Në këtë liber të tre këta autorë me emër të madh dhe me autoritet të jashtëzakonshëm synojnë t’i përgjigjen pyetjes se si njerëzimi po transformohet dhe si ndikohet nga teknologjitë e reja, përfshirë edhe fushën e politikës e të sigurisë.

Kontradikta kryesore e epokës dixhitale është se sa më i madh të jetë potenciali dixhital i një shoqërie, aq më e cenueshme bëhet ajo. Kompjuterët, sistemet e komunikimit, tregjet financiare, rrjetet elektrike (dhe sistemet dixhitale të komandës dhe kontrollit, nga të cilat varen), madje edhe mekanizmat e politikës demokratike janë të gjitha të cenueshme ndaj një shkalle manipulimi ose sulmi. Ndërsa ekonomitë e avancuara integrojnë sistemet dixhitale të komandës dhe kontrollit në termocentrale dhe rrjete, zhvendosin më shumë programe qeveritare në serverë të mëdhenj dhe sisteme cloud dhe transferojnë më shumë të dhëna në librat elektronikë, cenueshmëria e tyre ndaj sulmeve kibernetike rritet, ndërsa shtetet me teknologji të pazhvilluar dhe organizatat terroriste humbasin relativisht më pak.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar për të marrë pjesë.

Prizren, Rr. Tirana pn.