Me rast të ditës së pavarësisë sot i kushtojmë hapësirë të veçantë produkteve vendore.
Falë punës së palodhshme, me dashurinë ndaj vendit dhe me përkushtim ndaj sjelljes së produkteve cilësore u krijuan edhe produktet e Fluidi Group, duke filluar nga vaji dhe gjalpi Floil, pijet joalkoolike Fluidi, dhe pija energjike Double Force.
3 dekada pune të pareshtur e kanë mundësuar rritjen e numrit të produkteve që Fluidi Group ofron dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së tregut dhe ekonomisë vendore. Përveç përfshirjes në zhvillimin ekonomik vendor, Fluidi Group kontribuon edhe në të mirën e shoqërisë përmes fondacionit Floil Cares. Fondacioni Floil Cares tashmë ka zhvilluar një kampanjë bamirëse dhe vazhdon punën në ideimin e kampanjave të reja filantrope.
Gjithmonë të zellshëm në punën për të mirën e vendit dhe shoqërisë, Fluidi Group ju uron të gjithëve në ditën e pavarësisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/floilofficial/videos/2747475208725383/