image Spitali i Pejës për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete

Siguri

Spitali i Pejës për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete

news image

Një person ka mbetur i vrarë sot në fshatin Bokshiq të Klinës nga të shtënat me armë zjarri.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës bëri me dije se viktima, i lindur në vitin 1977, ka arritur atje pa shenja jete.

Ekipet mjekësore dhe organet kompetente po vijojnë veprimet e nevojshme për hetimin e rastit.

Postimi:

Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.

Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/