image Spitali i Mitrovicës del me njoftim pas incidentit në Skenderaj: Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore

Siguri

Spitali i Mitrovicës del me njoftim pas incidentit në Skenderaj: Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore

news image

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë tha se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente në orën 13:10.

“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishtje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, tha spitali.

Lëvizja Vetëvendosje pak më herët tha se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka sulmuar fizikisht zëvendësministrin e Ministrisë së Financave, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet dhe kryetar i qendrës së VV’së në Skenderaj.

Në anën tjetër, Lushtaku në reagimin e tij ka mohuar se ka sulmuar atë, duke thënë se qytetarët nuk e kanë toleruar që Mehani i është drejtuar atij me “Sami Serbia”.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/