Nesër do të inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishin nisur këtë projekt para disa viteve.
Ceremonia e inaugurimit do të mbahet nesër prej orës 10:00. /Gazeta Sinjali/