M-Technologie dhe Skënderaj zhvilluan njërën nga ndeshjet më të “çmendura” të sezonit në javën e dytë pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Ishte M-Technologie që në fund arriti të dilte fitimtare me 3:2 në sete, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndeshja ishte jashtëzakonisht e barabartë, çka tregon edhe fundi.
Kështu, Skënderaj regjistron humbjen e dytë në dy ndeshje pas javën e parë u mposht nga Kastrioti.
Në anën tjetër, M-Technologie arrin fitoren e parë, pas humbjes 3:0 nga Drita./Gazeta Sinjali/