image Spektakël në Premierligë, Liverpooli e Chelsea sigurojnë biletën e fundit për Ligën e Kampionëve

Futboll

Spektakël në Premierligë, Liverpooli e Chelsea sigurojnë biletën e fundit për Ligën e Kampionëve

news image

Ka përfunduar edhe ky sezon në një nga ligat më të forta në botë, ajo e Premierligës, transmeton Sinjali Sport.

Kampioni dhe skuadrat që kanë rënë nga liga janë bërë të ditura javë më parë, mirëpo drama mbeti në luftën për skuadrat që e sigurojnë plasmanin në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e arriti pozitën e tretë pas shumë mundi, duke pasur një sezon me shumë mungesa të lojtarëve dhe rezultate befasuese, skuadra e Klopp e gjeti pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti Crystal Palacen me rezultat 2-0.

“Të kuqtë” fituan fal Sadio Mane, që i shënoi të dy golat.

Në ndeshjen mes Aston Villës dhe Chelseat që përfundoi 2-1 për ata të parët.

Skuadra londineze kishte fat që humbi edhe Leicesteri dhe fal një pike u kualifikuan për në Ligën e Kampionëve.

Traore dhe El Ghazi shënuan për Villan, ndërsa Benjamin Chilwell për mysafirët.

Leicester City humbi në derbin e javës së fundit nga Tottenhami me rezultat 2-4, duke e humbur edhe mundësinë për të marrur pjesë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Në Ligën e Evropës përpos Leicesterit nga pozitë e pestë shkoi edhe West Hami dhe Tottenhami në barazh.

Sic dihet kampion i këtij sezoni në Premierligë është Manchester City.

Në divizionin e dytë shkuan skuadrat si: Sheffield, West Bromwich dhe Fulham. /Gazeta Sinjali Sporti/