image Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit e Haradinajt

Drejtësi

Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit e Haradinajt

news image

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Charles Smith III, Christoph Barthe, Gueanael Mettraux si dhe Fernal Gaynor.

Me këtë rast, Trupi Gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që të dërgojë parashtresat për rishikimin tjetër të paraburgimit deri më datë 7 prill, teksa i ka dhënë afat mbrojtjes që t’i përgjigjet pretendimeve të organit të akuzës deri më 14 prill.

Ndryshe, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020, atëherë kur u arrestuan në Prishtinë.

/GazetaSinjali/