image PSRK-ja tash mbi dy vjet në objekt me qira, ia panë sherrin dallavereve me tenderin e renovimit

Drejtësi

PSRK-ja tash mbi dy vjet në objekt me qira, ia panë sherrin dallavereve me tenderin e renovimit

news image

Janë bërë mbi dy vjet e gjysëm që kishin nisur punimet për renovimin e objektit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku ishin dhënë rreth një milionë euro dhe se mezi tash punimet janë finalizuar, raporton Gazeta Sinjali.

PRSK-ja nga vera e vitit 2020 po zhvillojnë veprimtarinë në një objekt me qira që thuhet se po paguhet nga rreth 10 mijë euro për muaj.

Derisa burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se puna aty po kryhet në kushte jo adekuate. PSRK-ja funksionon në objekt privat dhe nuk ka kushte adekuate për punë.

Deri sa thuhet se objekti tash është gati dhe pritet  së shpejti PSRK-ja të kthehet te objekti i saj.

“Objekti Prokurorisë Speciale të Kosovës është afër funksionalizimit dhe pritet të lëshohet në përdorim së shpejti”, thonë nga KPK-ja.

Në këtë objekt pos Prokurorisë Speciale pritet të kaloi edhe Këshilli Prokurorial apo Prokuroria e Shtetit.

Këshilli Prokurorial Prokurori i Shtetit, kishte shpallur tender për renovimin e atij objekti, ku tenderi  998 mijë e 800 euro i ishte besuar kompanisë Nbt ing.

E punimet renovuese kishin nisur në gusht të vitit 2020, derisa  ndaj kompanisë punë kryese kishin nisur edhe hetimet nën dyshimet se përdoren dokumentacione të falsifikuara gjatë tenderimit.

Pas hetimit, organet e ndjekjes dhe hetuesisë me 4 dhjetor të vitit 2020 ishte arrestuar i dyshuari  pronari i kompanisë.

Projekti ishte shpallur me procedura të prokurimit përmes tenderimit nga njësia përkatëse e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Punimet kishin filluar në muajin gusht 2020, derisa ishin ndërprerë pastaj.

Krahas arrestimit ishin ndaluar edhe punimet.

Duke u gjendur në këtë situatë KPK-ja kishte shpallur sërish tenderë t ë cilin e kishte fituar një kompani tjetër Olti trasing në vlerë rreth 600 mijë euro dhe e cila ka realizuar renovimin e objektit dhe se tash është duke u bërë pranimi teknik nga Ministria e Punëve të brendshme dhe së shpejti  pritet që objekti do të jetë në funksion.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka vazhduar  veprimtarinë e saj të paraparë me ligj jashtë objektit të vet, deri sa të krijohen kushtet që personeli i PSRK-së të kthehet në objektin e vet.

“Lidhur me këtë çështje është vepruar sipas akteve ligjore të cilat e rregullojnë fushën kontraktuale në Republikën e Kosovës. Andaj, çdo veprim që është marr, është bërë konform akteve ligjore dhe vendimeve të organeve kompetente”, thonë për Gazetën Sinjali nga Këshilli Prokurorial.

/GazetaSinjali/