image Specialja publikon një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku në vitin 1999

Drejtësi

Specialja publikon një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku në vitin 1999

news image

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka publikuar disa video të ish-presidentit të realizuara në vitin 1999.

Në to shihet Thaçi teksa bën thirrje për paqe dhe kthim të serbëve në Kosovë.

“Këta njerëz mund të japin një kontribut të çmueshëm në të ardhmen e Kosovës. Kemi zhvilluar një luftë për të jetuar të lirë dhe të barabartë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Thaçi.

Në një video tjetër, Thaçi paraqitet nga Mitrovica para një turme.

“Më vjen mirë që sot takohemi në Mitrovicë, për të cilën kemi luftuar. Kemi ardhë për të diskutuar me ju…”, thotë ai.

Teksa në një tjetër, në korrik të vitit 1999, ai shfaqet me Vlora Çitakun, me të cilën më vonë do ta kishin të përbashkët rrugëtimin politik.

/GazetaSinjali/