Numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore ka shkuar në 137, raporton Gazeta Sinjali.
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Ata do të përfshihen në grupin ekzistues (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave.
Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje.
Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit.
Më shumë detaje nga ky vendim mund t’i shikoni në këtë lidhje.