image Specialja paralajmëron se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet edhe pas 20 korrikut: Nëse është absolutisht e nevojshme

Drejtësi

Specialja paralajmëron se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet edhe pas 20 korrikut: Nëse është absolutisht e nevojshme

news image

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka konfirmuar se gjyqtarët kanë urdhëruar zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Sipas gjykatës, zgjatja është bërë për shkak të kompleksitetit të çështjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e shtyrjeve të tjera.

“Po, Paneli Gjyqësor ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data që përcakton afatin e zgjatur. Paneli shtoi se, nëse një zgjatje tjetër bëhet absolutisht e nevojshme, ai do të nxjerrë një urdhër për këtë në kohën e duhur”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

Sipas planifikimeve fillestare, shpallja e aktgjykimit me afatin 90-ditor pritej të bëhej më së largu më 19 maj.

Me vendimin e ri, afati final për këtë fazë është shtyrë deri më 20 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/