Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I., raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Speciales, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri D.I., ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/