image Specialja kundërshton garancinë e Policisë, përmend si arsye foton e Thaçit me ish-drejtorin e Policisë

Drejtësi

Specialja kundërshton garancinë e Policisë, përmend si arsye foton e Thaçit me ish-drejtorin e Policisë

news image

Prokuroria Speciale ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Një nga arsyet që janë përmendur nga Prokuroria është edhe një fotografi e Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

E një tjetër arsye që përmendet është edhe pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në këtë dokument.

/GazetaSinjali/