Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së, bëhet fjalë për Elmi Bytyqin, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në profilin e tij në Facebook.
Deri më tani numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale ka kaluar shifrën 100./Gazeta Sinjali/