image Specialja dënon Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn me nga 4 vite e gjysmë burgim - Sinjali

Specialja dënon Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn me nga 4 vite e gjysmë burgim

news image

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë ish-kreun e Organiztës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Gucati e Haradinaj janë dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgim, si dhe me nga 100 euro gjobë, pasi u konstatua se qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët. Po ashtu është konstatuar edhe pengesa e zyrtarëve në kryerjen e detyrës zyrtare.

Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së janë arrestuar në muajin shtator të vitit 2020, pasi dyshohej se përmes disa konferencave për media në selinë e organizatës, kishin shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

Në aktakuzë thuhet se këto dokumente kanë pasur edhe emra të dëshmitarëve potencialë, të cilët mund të dëshmonin kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin