image Protestojnë specializantët: Mjekët po ikin nga Kosova, momenti i fundit kur shteti duhet të reflektojë

Kosovë

Protestojnë specializantët: Mjekët po ikin nga Kosova, momenti i fundit kur shteti duhet të reflektojë

news image

Numër i madh i specializantëve, sot kanë protestuar para Administratës Qendrore të QKUK-së.

Protesta ka ardhur si rezultat i mos pagesës së orëve të kujdestarisë, të cilët iu kishin drejtuar ministrisë së Shëndetësisë e Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nol Smajli, specializant i gjinekologjisë tha se Qeveria duhet të kthej kokën nga mjekët, pasi sipas tij specializantët e rijn janë e ardhmja e shëndetësisë në Kosovë.

“Sot jemi mbledh për kërkesat tona për paga dhe pagesën e kujdestarive. Jemi dy grupe të specializantëve. Jemi afër 600 specializantë me vetë financime dhe kërkojmë të jemi të rregullt. Nuk na paguhen as kujdestarit. Ne tash e 8 muaj marrim subvencione, na me vetëfinancim, por që ka dallime. Nuk na janë paguar shtesat për Covid. Diskriminimi tjetër është tek koleget tona shtatzëna. Ne presim përkrahje më të madhe. 150 mjekë kanë bërë kërkesë për ta lëshuar Kosovën dhe kjo e dëmton Kosovën. Qeveria duhet të dij që ne jemi e ardhmja e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe ata duhet më na ftu për mi kuptua hallet tona”, tha Smajli.

Ata kanë bërë të ditur se do të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës./GazetaSinjali/