image Specialisti i sëmundjeve ngjitëse: Deri në fund të prillit gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koroanvirus

Botë

Pandemia/ Specialisti i sëmundjeve ngjitëse: Deri në fund të prillit gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koroanvirus

news image

Profesori i Universitetit të Stokholmit, Tom Britton ka deklaruar se mund të vendosë madje edhe bast, se në vendin skandinav me 10 milionë banorë, aktualisht janë të infektuar 250 mijë deri 500 mijë persona.

“T.S. Elliot dikur ka shkruar se muaji prill është më i rrezikshëm dhe gjasat janë që në këtë muaj, pandemia të përhapet në mënyrë më masive”, shprehet profesori Britton, që është specializuar për sëmundjet që janë ngjitëse.

“Kjo sëmundje është aq ngjitëse sa që gjysma e popullsisë së Suedisë do të infektohen në fund të muajit prill. Pas kësaj, përhapja nuk do të ndalet, por thjesht do të jetë më e ngadaltë”, tha Britton gjatë një interviste në një televizion kombëtar suedez.

Britton shprehet se shifrat zyrtare të të infektuarve me koronavirus nuk janë reale. Profesori jep edhe këshilla, duke thënë se sidomos në prill, të moshuarit duhet modeomos të qëndrojnë në shtëpi, pasi përhapja e virusit do të jetë më e madhe.

Një tjetër profesor për sëmundjet ngjitëse, Jan Albert deklaroi se mundet që në prill të ketë më shumë përhapje të sëmundjeve ngjitëse, por shton se projeksionet e tilla se “gjysma e popullatës do të infektohet me Covid-19, duken të pakuptimta”. /Gazeta Sinjali/