Spanja zbarkoi në Madrid pasditen e së hënës pasi fitoi kampionatin evropian.
Skuadra u nis drejt qytetit për të pritur mirëseardhjen dhe urimet e mbretit Felipe, ndërsa sheshi Cibeles po mbushej me fansa.
Më pas ishte radha e kryeministrit Pedro Sanchez dhe pas tij përqafimi i fansave, fillimisht në autobusin e hapur dhe më pas në skenën e përgatitur për këtë rast në Cibeles.