image Spanja përsëri barazon, Polonia fiton pikën e parë

Futboll

Spanja përsëri barazon, Polonia fiton pikën e parë

news image

Kombëtarja e Spanjës përsëri nuk ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në sfidën ndaj Polonisë, shkruan Sinjali Sport.

Furia e kuqe ishte nikoqire e Polonisë në stadiumin e Sevillës “Estadio de La Cartuja”.

Ballafaqimi midis dy reprezentacioneve përkatëse përfundoi pa fitues, 1-1.

Alvaro Morata ka kaluar në epërsi vendasit me golin e minutës së 26-të, nga asistimi i Gerard Morenos.

Futbollisti i vitit 2020 Robert Lewandowski ka barazuar për mysafirët.

Të përzgjedhurit e Luis Enriques kishin mundësi që të kalonin përsëri në epërsi, mirë Gerard Moreno e qëlloi shtyllën nga pika e bardhë.

Spanja me këtë barazim mbetët në pozitën e tretë në Grupin E me dy pikë, ndërsa pika e parë Poloninë e lë në të njëjtën pozitë atë të fundit.

Suedia me katër pikë dhe Sllovakia me tre sosh gjenden në pozitat e para dhe sfidat e radhës që janë të fundit në Grup, përcaktojnë se cilat kombëtare kalojnë tutje. /Gazeta Sinjali Sport/