image Spanja përfshihet nga vala e parë e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Botë

Spanja përfshihet nga vala e parë e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

news image

Spanja dhe pjesë të Francës pritet të përballen me valën e parë të madhe të të nxehtit për këtë verë, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 45°C.

Sipas parashikimeve meteorologjike, një masë e nxehtë ajri që vjen nga Afrika do të përfshijë rajonin duke nisur nga kjo fundjavë dhe do të zgjasë deri më 23 qershor. Fenomeni pritet të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik dhe në jug të Francës.

Ekspertët paralajmërojnë se kulmi i valës së të nxehtit do të ndodhë në ditët pas 21 qershorit, kur edhe fillon zyrtarisht vera astronomike, me temperatura që në disa zona mund të kalojnë 40°C.

Rajonet më të prekura në Spanjë pritet të jenë pellgjet e Ebro, Tagus, Guadiana dhe Guadalquivir, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 40°C ose më shumë, ndërsa në Francën jugore pritet gjithashtu rritje e ndjeshme e nxehtësisë.

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të marrin masa mbrojtëse për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstre

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/