image Spanja pengon Kosovën në garat për Kajakim

Sporte të tjera

Spanja pengon Kosovën në garat për Kajakim

news image

Federata për Kajakim e Kosovës ka njoftuar se sot kanë pranuar një e-mail nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës, ku i është mohuar e drejta për pjesëmarrje me simbole shtetërore në garat e kajakimit më 25 dhe 26 mars.

Federata thotë se ndjehet e shqetësuar me këtë trajtim dhe diskriminim të sportistëve nga ky vendim.

Ky është njoftimi i plotë:

Spanja pengon Kosovën në garat për Kajakim !!!

Federata për Kajakim e Kosovës / Canoe Federation of Kosovo ju njofton se sot me datë: 14/03/2023 kemi pranuar një e-mail nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës “Real Federación Española de Piragüismo” – Gonzalo Melero në të cilin e-mail na është mohuar e drejta sportive për paraqitje me simbole shtetërore të Republikës së Kosovës në garën e cila është e listuar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (Internacional Canoe Federation – ICF):

2023 ICF CANOE SLALOM RANKING RACE – PYRENEES CUP 2, garë e cila do të mbahet me datë: 25-26/Mars/2023 në La Seu D’Urgell, Spanjë.

Federata për Kajakim e Kosovës / Canoe Federation of Kosovo ndjehet e shqetësuar për sportistët tanë dhe njëkohësisht e diskriminuar nga ky vendim i Federatës Spanjolle për Kajakim.

Garuesja jonë Blandine Xhemajlji deklaron se nuk do të regjistrohet për garim në këtë event duke u përfaqësuar me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), dhe njëkohësisht është shumë e shqetësuar për gjendjen e krijuar.

Ne kërkojmë nga Federata Ndërkombëtare për Kajakim (ICF) por edhe nga Unioni Europian i Kajakimit (ECA), por edhe nga institucionet vendëse e ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e sportistëve që të mbështesin sportistët nga Kosova

https://www.facebook.com/CanoeFederationofKosovo/posts/585826886918928

/GazetaSinjali/