image Spanja lehtëson masat kundër koronavirusit, këto biznese lejohen të rihapen

Botë

Pandemia/ Spanja lehtëson masat kundër koronavirusit, këto biznese lejohen të rihapen

news image

Spanja ka lehtësuar msat kundër COVID-19, duke lejuar që disa biznese të rihapen, pasi kanë qëndruar mbyllur për më shumë se 1 muaj.

Prodhimi dhe ndërtimi janë ndër bizneset që do të lejohen të rihapen, për sa kohë që ato respektojnë udhëzimet e rrepta të sigurisë.

Dyqanet, restorantet dhe vendet argëtuese jo thelbësore do të mbeten të mbyllura.

Dhjetë milionë maska për fytyrë do t’u jepen gjithashtu atyre që udhëtojnë në transportin publik këtë javë pasi njerëzit fillojnë të kthehen në punë, raporton BBC.

Spanja është një nga vendet më të goditura nga shpërthimi i koronavirusit, me më shumë se 166,000 raste të konfirmuara dhe gati 17,000 vdekje. /Gazeta Sinjali/