image Spanja lehtëson masa të tjera të izolimit

Botë

Spanja lehtëson masa të tjera të izolimit

news image

Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, të hënën do të lehtësohen disa masa të tjera të izolimit.

Kjo pasi që numri i rasteve me COVID-19  po vazhdon të bie, thanë autoritetet shëndetësore.

Bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do tu lejohet të rihapin terracat.

Në kuadër të lehtësimit të masave, do të lejohen edhe tubimet deri në 10 persona.

Të enjten, Spanja konfirmoi 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Kjo ishte hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë, më 16 mars, që ky vend raporton numër kaq të ulët të vdekjeve.

Shifrat kishin arritur kulmin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda periudhës 24 orëshe.

Deri më tani në Spanjë janë të regjistruar gjithsej 233 mijë e 37 raste të infektuarve dhe 27 mijë e 940 vdekje.

Megjithëse numri i të infektuarve dhe vdekjeve po bie, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të mërkurën, fitoi mbështetjen e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera, deri më 6 qershor./GazetaSinjali/