image Edhe Spanja vendosë ta mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Evropë

Edhe Spanja vendosë ta mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

news image

Spanja do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, sipas Ministrisë spanjolle të Transportit.

Ministria e Transportit njoftoi përmes një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, shkruan CNN.

Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Kanadanë.

/GazetaSinjali/